Flash News

KRYESORE

“Boll me sulme ordienere”, Basha “ultimatum” Ramës: Anulo koncesionet menjëherë

“Boll me sulme ordienere”, Basha “ultimatum” Ramës:

Me anë të një deklarate, shpërndarë nga zyra për media e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë. “Për t`ju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve”, shprehet Basha.

Ndërkohë, Basha i cilëson “fyerjet dhe sharjet” ndaj opozitës shenjtë “nervozitetit të Kryeministrit” që sipas kryedemokratit “nuk ka as plan masash për emergjencën”.  “Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve”.

Në fund, Basha kërkon anullimin e koncensioneve dhe paratë të shkojnë për emergjencën e krijuar për shkak të koronavirusit. “‪Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret”, shprehet Kryedemokrati.

Të fundit