Flash News

Bota

Autoritetet amerikane pritet të autorizojnë vaksinën e Pfizer-it për moshat 12-15 vjeç

Autoritetet amerikane pritet të autorizojnë vaksinën e Pfizer-it
Foto ilustruese

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po përgatitet të autorizojë vaksinën anti-Covid të Pfizer për grupmoshat 12-15 vjeç, raporton Reuters.

Kjo vjen, pasi prodhuesit e barnave thanë në mars se vaksina rezultoi efektive dhe prodhoi përgjigje të fuqishme të antitrupave në një provë klinike.

Vaksina po përdoret tashmë në Shtetet e Bashkuara për të rinjtë e moshës 16 vjeç e lart. Drejtoresha e Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve të SHBA (CDC) Rochelle Ëalensky tha më parë, në prill se vaksina për moshat 12-14 vjeç mund të aprovohet nga mesi i majit.

Nëse jepet një miratim për moshat 12-15 vjeç, paneli këshillimor i vaksinave të CDC mund të mblidhet për të rishikuar të dhënat e provës klinike dhe për të bërë rekomandime për përdorimin e vaksinës tek adoleshentët, shtoi raporti.

Moderna dhe Johnson & Johnson po testojnë gjithashtu vaksinat e tyre te moshat 1 -18 vjeç. Pfizer dhe Moderna kanë nisur gjithashtu prova edhe në fëmijë edhe më të vegjël, të moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Të dy kompanitë kanë thënë se shpresojnë të jenë në gjendje të vaksinojnë fëmijët nën 11 vjeç sa më shpejt që në fillim të vitit 2022.

Të fundit