Flash News

Bota

Boksierja algjeriane Imane Khelif përjashtohet nga Kampionati Botëror i Boksit

Boksierja algjeriane Imane Khelif përjashtohet nga Kampionati Botëror

Boksierja algjeriane Imane Khelif nuk do të ketë të drejtë të garojë në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra 2025. Ajo nuk i plotësoi kriteret e pranueshmërisë, gjë që u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA) Chris Roberts.

Kampionati i ardhshëm organizohet nga IBA dhe do të mbahet në Nish të Serbisë nga data 8 deri më 16 mars.

"Imane Khelif nuk mund të garojë në Kampionatin Botëror sepse nuk i plotëson kriteret e kërkuara. Rregullat tona teknike janë të qarta sa i përket kushteve të nevojshme që duhet të plotësohen", tha Roberts.

Kjo situatë ka ngritur edhe një herë dyshime për gjininë e boksieres algjeriane, me spekulime se ajo mund të ketë një gjendje të njohur si DSD (zhvillimi i seksit diferencial), i cili ndodh në rreth 1.7% të popullsisë dhe mund të rezultojë në praninë e kromozomeve mashkullore ose karakteristikave anatomike te një person që duket të jetë femër.

Të fundit