Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Më 8 maj, Komisioni Evropian ua prezantoi ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rund të ri sanksionesh ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Propozimi, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, çuditërisht është ambicioz, marrë parasysh se në të kaluarën blloku ka miratuar një sërë paketash të dobëta sanksionesh.
Pyetja kyçe tani është nëse masat, nëse miratohen, do të ruajnë peshën e tyre. Pasi që masat duhet të miratohen në mënyrë unanime, ekziston rreziku që ato të dobësohen. Çuditërisht, masat e propozuara prekin energjinë ruse, sektor që nuk është prekur që kur BE-ja arriti të vendosë pothuajse një ndalesë ndaj importeve ruse të naftës më 2022, pas disa muajsh mospajtime diplomatike. Këtë radhë, Komisioni Evropian ka propozuar që të goditet me sanksione gazi i lëngshëm natyror rus (LNG).
Megjithatë, sanksionet e propozuara nuk sugjerojnë ndalim të importeve direkte për në BE, të cilat përbëjnë rreth 5 për qind të konsumit të energjisë të bllokut dhe mund të zëvendësohen menjëherë, sipas vlerësimeve të KE-së. Në vend të kësaj po sugjerohet një qasje graduale, duke ndaluar transportin, që do të thotë se vendet e BE-së nuk do të lejohen që të rieksportojnë LNG-në ruse dhe për rrjedhojë anijet ruse do të detyrohen të bëjnë udhëtime më të gjata që gazi të arrijë në destinacionin përfundimtar.
Gjithashtu ka një ndalesë për investime apo ofrimin e shërbimeve për projekte të mëdha infrastrukture ruse të LNG-së që janë duke u ndërtuar: Arctic LNG dhe Murmansk LNG. Shtetet e mëdha sikurse Gjermania, Franca dhe Italia veçse kanë kërkuar që të një vlerësim se çfarë ndikimi do të kishin masat e lidhura me LNG-në, nëse ato do të miratoheshin, duke sugjeruar se shtetet anëtare janë në siklet për këtë lëvizje.
Një tjetër çështje që mund të jetë e ndërlikuar që të marrë dritën e gjelbër nga shtetet anëtare të BE-së është propozimi për ndalimin e importit të heliumit. Deri më tani, importet e heliumit nga Rusia në BE janë në vlerë prej vetëm 1 miliard dollarë në vit, por Rusia ka ambicien që në të ardhmen të bëhet një prej furnizueseve më të mëdha në botë me helium.
Në propozim, po ashtu ka një përpjekje për të zgjeruar përgjegjësitë për shkeljen e sanksioneve ndaj kompanive partnere të BE-së jashtë bllokut, që mund të jetë një hap shumë i madh për shtetet anëtare të BE-së, pasi ato argumentojnë se është shumë e ndërlikuar që të gjurmojnë se apo respektohen të gjitha masat e vendosura nga Brukseli dhe se kjo do të ishte një barrë shumë e madhe për kompanitë.
Por, çfarë tjetër përfshin propozimi i KE-së? Është edhe ndalimi i përdorimit të Sistemit për Transfer të Mesazheve Financiare (SPFS), një lloj sistemi SWIFT me bazë në Moskë, ndalim i cili duhet të miratohet ,edhe pse Hungaria ka shprehur rezerva.
Pastaj edhe ka gjëra që duken se mund të miratohen lehtë, por potencialisht mund të mos pranohen nga shtetet anëtare. Një prej tyre ka të bëjë me kufizimin e përdorimit dhe transferimit në Rusi të të drejtave të varieteteve bujqësore, që u japin fermerëve kontrollin ekskluziv për mbjelljen, korrjen, shitjen, eksportin dhe importin e llojeve të caktuara. Për këtë gjë, shqetësim kanë shprehur Franca dhe Portugalia, duke argumentuar se një veprim i tillë mund të çojë në mungesë të ushqimit në botë.
Po ashtu do të jetë interesante të shihet nëse ndalesa e propozuar ndaj financimit shtetëror rus për partitë politike me bazë në BE, fondacionet, institutet, organizatat joqeveritare dhe ofruesit e shërbimeve mediale në bllok do të hiqet. Disa shtete, veçmas Hungaria dhe Sllovakia, gëzojnë raporte të ngushta me Kremlinin dhe mund të mos kenë vullnet ta miratojnë një ndalesë të tillë. Të tjerët, sikurse Holanda dhe Suedia, kanë kufizime kushtetuese sa i përket ndërhyrjes së shtetit në financimin e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.
Propozimi për ndalimin e blerjeve të mallrave kulturore ukrainase nëse ato dyshohen se janë mallra që ilegalisht janë larguar nga Ukraina, pritet të miratohet pa problem. Po ashtu përpjekja për të ndaluar operimin në BE të kompanive të transportit, kur 25 për qind e pronësisë së tyre është në duart e rusëve, po ashtu pritet të miratohet. Kjo masë është më e drejtpërdrejtë se status quo-ja, ku kompanitë mund të bllokohen nëse rusët kanë shumicën e aksioneve të tyre. Masat që godasin flotën “në hije” të Moskës – anijet që kanë pronësi të paqartë, të cilat Moska i përdorë për të shmangur ndalesën e transportit të naftës në bllok – po ashtu pritet të miratohet.
Po ashtu pritet që të propozohet ndalimi i transmetimit të rrjetit propagandues prorus, Voice of Europe, agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, gazetave ruse Izvestia dhe Rossiiskaya. Nëse vendoset një masë e tillë, këto katër kompani do të vendoseshin në listën e njëjtë të zezë të BE-së ku gjenden RT dhe Sputnik. Kjo nënkupton që qytetarët e BE-së nuk mund të kenë qasje në produktet mediale të këtyre mediumeve, por korrespondentët nga këto kompani do të kenë të drejtë të raportojë nga shtetet e bllokut. Një vendim i tillë mund të merret ndaras nga ambasadorët e BE-së kur ata të mblidhen sërish në Bruksel më 15 maj.
Po ashtu ka sugjerime për ngrirje të aseteve dhe vendosje të ndalesave të udhëtimeve ndaj dy personave të lidhur me Voice of Europe: Artem Marchevskiy dhe Viktor Medvedchuk. Në propozim thuhet se “Marchevskiy ka përdorur Voice of Europe si mjet për kanalizimin e burimeve të papërcaktuara financiare për shpërblimin e propaganduese dhe për të ndërtuar një rrjet ndikimi që e lidhë Medvedchukun dhe bashkëpunëtorët e tij me përfaqësuesit e partive politike në Evropë”.
Si gjithmonë, janë propozuar disa gjëra interesante. Një ndalesë për fluturimin e avionëve rusë mbi territorin e BE-së hyri në fuqi menjëherë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, udhëtarët rusë kanë përdorur mënyra kreative për të shmangur këtë masë, duke përdorur vendet sikurse Armenia, Gjeorgjia dhe Turqia, ose duke fshehur se kush qëndron pas kompanive të flurimeve.
Tani, Komisioni Evropian po propozon që të forcohet kjo masë, duke shtuar kërkesën që operatorët e fluturimeve të bëjnë të ditur pronarin e avionit dhe kombësinë e pasagjerëve. Megjithatë, ka një përjashtim në këtë drejtim. Përjashtimi ndaj një kërkese të tillë është propozuar të bëhet në rastet kur avionët kanë më pak se katër ulëse. Por, një përjashtim i tillë duket se është ideal për avionët e vegjël privatë që përdoren nga rusët e pasur.
Më pas është rasti i Bjellorusisë. KE-ja po sugjeron masa për Minskun që veçse janë miratuar për Rusinë. Këtu përfshihen, veç tjerash, ndalesat për importe të komponentëve të navigimit detar, diamanteve, arit dhe thëngjillit. Po ashtu, është propozuar që të ndalohet ofrimi i disa shërbimeve të teknologjisë informative për Bjellorusinë.
Një tjetër përjashtim i rëndësishëm po ashtu është sugjeruar: mundësia që potasi bjellorus të lejohet – që përdoret për plehrat artificiale në agrikulturë – që të dërgohet përmes BE-së në shtetet e treta ku ka pasiguri ushqimore. Deri më tani, potasi bjellorus është ndaluar dhe do të vazhdojë të jetë i ndaluar, por tani është bërë një sugjerim që mund të miratohet një aneks i dokumentit, në të cilin emrat e shteteve të treta, që janë në rrezik, mund të shtohen në rast se në të ardhmen ato kanë mungesë potasi. Shtetet baltike janë kundër një lëvizjeje të tillë, pasi kanë argumentuar se një gjë e tillë do të shpërblente regjimin e Alyaksandr Lukashenkas dhe do t’i detyronte ata që të lejojnë kalimin transit të produkteve bjelloruse nëpër vendet e tyre. Shtete të tjera, sikurse Italia, Portugalia dhe Spanja kanë kundërshtuar, duke thënë se BE-ja duhet të bëjë më shumë që të shmangë akuzat se po shkakton mungesë të ushqimit në nivel global dhe që një aneks i tillë është zgjidhja e fundit dhe një zgjidhje e mirë. Marrë nga REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38