
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Falja presidenciale dhe lidhjet me rolin e Hunter Bidenit në Burisma
Presidenti amerikan, Joe Biden, fali djalin e tij, Hunter Biden, disa ditë para se t’i shqiptohej dënimi për posedim të armës së zjarrit dhe akuza të lidhura me taksat. Falja presidenciale ndodhi pavarësisht se Biden kishte deklaruar disa herë se nuk do ta falte të birin.
Falja gjithëpërfshirëse, që bë publike më 1 dhjetor, shfajëson Hunter Bidenin, 54 vjeç, nga çdo krim që ai mund të ketë kryer në periudhën 1 janar 2014 deri më 1 dhjetor 2024.
Kjo periudhë përfshin rolin kontrovers të Hunter Bidenit si anëtar i bordit të kompanisë ukrainase të gazit natyror, Burisma Holdings, një rol që gjendet në thelb të kritikave të republikanëve ndaj Joe Bidenit dhe ishin në qendër të dy proceseve për shkarkimin e Donald Trumpit, ish-presidentit që do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Hunter Biden iu bashkua bordit të Burismas në maj të vitit 2014, më pak se tre muaj pasi presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, u rrëzua nga pushteti dhe u largua për në Rusi, pas protestave masive në Euromaidan lidhur me korrupsionin zyrtar dhe vendimit të tij për të zhbërë planet për një marrëveshje të tregtisë me Bashkimin Evropian dhe për të pasur raporte më të ngushta me Moskën.
Partneri i biznesit i Hunter Bidenit, Devon Archer, i ishte bashkuar bordit një muaj më herët, kur Mbretëria e Bashkuar ngriu llogarinë bankare të Burismas ku kompania mbante 23 milionë dollarë, pas dyshimeve për pastrim parash.
Atëbotë, Joe Biden ishte nënpresident dhe njeriu i presidentit Barack Obama për Ukrainën, shtet që po përballej me forcat ruse dhe forcat e mbështetura nga Rusia në luftën e nxitur nga Moska në rajonin lindor ukrainas të Donbasit. Lufta atje nisi pas largimit të Yanukovychit nga shteti. Rusia po ashtu kishte marrë kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë.
Pronari i Burismas, Mykola Zlochevskiy, ish-ministër i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore, ishte nën hetim për korrupsion dhe akuzohej se kishte përdorur postin e tij për të përfituar fusha të gazit.
Hunter Biden nuk kishte përvojë në industrinë e energjisë dhe kjo nxiti spekulime se ai ishte punësuar për të ofruar mbulim politik për Burisman dhe pronarin e kompanisë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët ishin në proces të sanksionimit të ish-zyrtarëve të Qeverisë së Yanukovychit, të cilët besohej se kishin pasuruar veten.
Hunter Biden ishte paguar deri në 50.000 dollarë në muaj, një pagë e lartë krahasuar me standardet e pagesave në SHBA. Anëtarët e bordit të kompanive Apple dhe Meta – dy kompanitë më të mëdha në botë – atëbotë paguheshin mesatarisht 30.000 dollarë në muaj. Biden ka thënë se kurrë nuk ka biseduar me djalin e tij lidhur me punën e tij, përfshirë Burisman.
Më 2016, Biden kërcënoi se do të ndalte ndihmën për Ukrainën nëse Qeveria nuk do të shkarkonte prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, i cili gjerësisht besohej se po pengonte hetimet për korrupsion. Para zgjedhjeve të vitit 2020, republikanët e cilësuan atë kërcënim si përpjekje të Bidenit për të penguar një hetim për Burisman, por republikanët nuk ofruan asnjë provë për këtë pretendim.
Në përgjithësi, republikanët e kanë akuzuar demokratin Joe Biden, se ka bërë biznes me ndikimin që ka pasur jashtë shtetit dhe e kanë akuzuar djalin e tij për shkelje të Aktit të regjistrimit të agjentëve të huaj në SHBA (FARA), i cili kërkon që individët që lobojnë në Qeverinë amerikane në emër të një shteti të huaj të regjistrohen në Departamentin amerikan të Drejtësisë.
Hunter Biden ka shërbyer në bordin e Burismas deri në prill të vitit 2019, kur babai i tij njoftoi se do sfidonte në zgjedhjet e vitit 2020 presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump. Trump më pas nisi të shënjestronte punën e Hunter Bidenit në Ukrainë dhe kjo çështje lëkundi raportet SHBA-Ukrainë, pikërisht në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mori detyrën pas fitores në zgjedhjet e prillit të vitit 2019.
Në korrikun e po atij viti, gjatë një bisede telefonike Trump i kërkoi Zelenskyt që të hetonte aktivitetet e familjes Biden në Ukrainë.
Kjo bisedë telefonike çoi në akuzat se Trumpi kishte kushtëzuar ndihmën ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh me hetimin e familjes Biden dhe Dhoma e Përfaqësuesve në dhjetor të vitit 2019 nisi gjykimin ndaj tij nën akuzat se kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte penguar Kongresin. Senati, në shkurt të vitit 2020, e shfajësoi Trumpin nga dy akuzat.
Joe Biden e mposhti Trumpin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020, por Trump e mposhti nënpresidenten Kamala Harris në zgjedhjet e mbajtura muajin e kaluar dhe do të marrë detyrën e presidentit më 20 janar.
Kundërthëniet që e rrethuan Burisman ishin një zhvillim i keq për Ukrainën, dhe shërbyen vetëm për të forcuar imazhin e saj në SHBA si shtet i korruptuar, tha për Radon Evropa e Lirë, Oleksandr Krayev, analist në Ukrainian Prism, institut me bazë në Kiev.
“Ukraina ishte dytësore në çështjen e Hunter Bidenit, por ne u pamë si një shtet i vogël e i korruptuar, ku kompanitë e liga dhe rinia e artë pastronin paratë”, tha Krayev.
Presidentët amerikanë shpesh falin një numër kriminelësh jo të dhunshëm apo ua shkurtojnë dënimet e tyre pak para se të largohen nga detyra. Por, falja e gjerë e Bidenit për djalin e tij ka nxitur kritika nga republikanët dhe ka shqetësuar disa mbështetës që thonë se ai ka minuar besimin e amerikanëve në sistemin e drejtësisë.
Falja presidenciale është kritikuar edhe nga shtetet e huaja, përfshirë Ukraina, duke pasur parasysh theksin që SHBA-ja ka vënë në rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe pa ndërhyrje.
“Ky shembull është zhgënjyes. Duhet të praktikosh atë që predikon”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daria Kalenyuk, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për veprim kundër korrupsionit në Kiev. “Veprime të tilla i japin Rusisë dhe regjimeve të tjera autoritare mundësi shtesë për propagandë. Kjo, veçmas është e dëmshme në kontekstin e luftës, kur Rusia në mënyrë aktive po tenton të diskreditojë demokracitë perëndimore dhe vlerat e tyre”.
Ndaj Hunter Bidenit pritet të shqiptoheshin dënime më 12 dhjetor për dy raste të ndara. Në qershor, ai u gjet fajtor për shkak se kishte gënjyer për varësinë e tij nga droga gjatë plotësimit të një formulari qeveritar në mënyrë që të lejohej të pajisej me armë zjarri. Më pas, në shtator, ai u deklarua fajtor për falsifikim të deklarimit të taksave dhe për pagesën me vonesë të taksave.
Përderisa ai përballej me mbi një dekadë burgim, si një i dënuar për herë të parë për krime jo të dhunshme, ai me gjasë do të vuante disa vjet burgim dhe ka mundur që të shmangte krejtësisht dënimin me burgim, sipas ekspertëve ligjorë.
Teksa njoftoi për faljen, Biden akuzoi kundërshtarët republikanë se e kanë shënjestruar atë dhe të birin e tij dhe tha se është i shqetësuar se kjo do të vazhdojë pasi Trump të marrë detyrën.
“Asnjë person i arsyeshëm, i cili shikon faktet në rastet kundër Hunterit, nuk mund të arrijë në asnjë përfundim tjetër përpos që Hunteri u shënjestrua vetëm pse ishte biri im”, tha Biden përmes një deklarate për media.
Është e paqartë nëse administrata e re e Trumpit do të hetojë Burisman. Vitin e kaluar, Trump tha se ai do të emërojë një këshilltar të posaçëm për të hetuar familjen Biden, edhe pse nuk dha detaje lidhur me akuzat e mundshme që do të hetoheshin.
Falja presidenciale nuk e ndalon administratën Trump që të iniciojë hetim, por Hunter Biden mund t’i kërkojë gjykatës që të hedhë poshtë ndonjë akuzë të mundshme, duke u thirrur në faljen e gjerë që përfitoi, thanë ekspertët./ REL
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

