Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

 

Kërcënohet me vdekje presidenti serb, Aleksandër Vuçiç 

■ Universiteti i Oxford-it po realizon provat e fundit për vaksinën anti-covid. Kjo vaksinë premton 99%  efikasitet. BBC raporton se, vaksina do të prodhohet nga  kompania AstraZeneca dhe ka shfaqur një imunitet të fortë edhe tek grupet më të riskuara nga COVID-19, siç është mosha e tretë.

■ Shefi i OBSH-së për Europën Han Kluge tha se Europa është kthyer tashmë në kontinentin epiqendër të COVID-19 në gjithë botën. OBSH thotë se sipas informacioneve çdo 17 sekonda në Europë shënohet një vdekje nga COVID-19.

■ Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde bëri thirrje për zbatimin pa vonesa të planit europian të rimëkëmbjes. Ky apel vjen disa ditë, pasi Hungaria dhe Polonia bllokuan miratimin.

■ Bashkimi Europian ka vendosur sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, ku ka përfshirë edhe bizneset. Shefi i politikës së jashtme në Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por edhe për sipërmarrësit por edhe për bizneset që mbështesnin regjimin e  Aleksandër Lukashenkos”.

Australia organizon eventin më 'gjigand' sportiv që nga rënia e pandemisë, bota i sheh me zili: Po këta, a janë nga ky planet?

■ Biden dhe Erdogan: Pesë pika të mundshme të tensionimit të marrëdhënieve SHBA-Turqi

■ Falsifikime me testet PCR, Greqia merr vendimin drastik: Mbyllet pika kufitare të Kapshticës. Nga nesër porta e vetme hyrëse me vendin fqinj do të jetë Kakavija. Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta si në kufi ashtu dhe në lëvizjet e qytetarëve.

Të fundit