Flash News

Bota

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Kryebashkiaku i Moskës hoqi shumicën e kufizimeve të mbetura të qytetit, duke pretenduar se pandemia po lehtësohej. Por Rusia është goditur rëndë, dhe zyrtarët janë përballur me pyetje mbi shkallën e vërtetë të shpërthimit të saj.

■ Qindra të mbijetuar të Holokaustit do të vaksinohen këtë javë në Austri dhe Sllovaki si pjesë e tureve të vaksinimit, të organizuara në respekt të Ditës së 76-të Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

■ Afrika e Jugut i ka dhënë aprovim emergjent vaksinës Oxford-AstraZeneca dhe po shqyrton aplikimet nga prodhuesit rivalë.

■ Prodhuesi i avionëve Boeing humbi më shumë se 11.9 miliardë dollarë vitin e kaluar ndërsa luftonte për të kapërcyer krizën përreth avionit 737 Max dhe u godit nga ngadalësimi i aviacionit global shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

■ Portet britanike kishin pritur bllokime pasi ligjet e tregtisë post Brexit hynë në fuqi, por kamionistët kanë qenë kaq hezitues për t'u marrë me andrallat e dokumenteve të reja sa shumë porte kanë qenë gati të zbrazëta.

■ Wall Street pësoi rënien më të mprehtë ditore në muaj pasi Rezerva Federale shpalli një vlerësim të gabuar të ekonomisë. Veçmas, aksionet e një shitësi me pakicë të lojërave video në SHBA janë ngritur në qiell 1,700 për qind këtë muaj, falë tregtarëve amatorë të cilët organizuan një fushatë në internet për të rritur aksionet.

■ Presidenti Biden nënshkroi dje një seri urdhrash ekzekutivë në lidhje me krizën e klimës - nga pauza e qirave të reja federale të naftës deri tek elektrizimi i flotës së gjerë të automjeteve të qeverisë - ndërkohë që komentoi lëvizjet si përfitim sa për punëtorët amerikanë aq dhe për mjedisin.

Të fundit