Flash News

Bota

Spikerja britanike raporton gabimisht vdekjen e Papa Françeskut në ditën e Krishtlindjes

Spikerja britanike raporton gabimisht vdekjen e Papa Françeskut në

Një spikere e lajmeve në një medie britanike, raportoi gabimisht vdekjen e Papa Françeskut në ditën e Krishtlindjeve.

Sipas Daily Mail, gazetarja dhe spikerja Kylie Pentelow njoftoi gabimisht vdekjen e Papës teksa ishte duke raportuar fjalimin e tij. Pentelow ishte duke shpjeguar se si Papa iu lut udhëheqësve botërore të vendosnin vaksinat në dispozicion të atyre që kishin më shumë nevojë.

Më tej, spikerja e vazhdoi fjalinë duke thënë “u njoftua vdekja e tij”, por e kuptoi deklaratën e saj të gabuar dhe kërkoi ndjesë me shpejtësi.

Françesku u lut dje për t'i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, duke përdorur fjalimin e tij në ditën e Krishtlindjes për të nxitur kujdesin shëndetësor për të gjithë, vaksinat për të varfërit dhe që dialogu të mbizotërojë në zgjidhjen e konfliktit në botë.

Të fundit