Flash News

Bota

Turqia nis vaksinimin kundër Covid-19, katër fazat e procesit

Turqia nis vaksinimin kundër Covid-19, katër fazat e procesit
Foto Ilustruese

Në Turqi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit, raporton Anadolu Agency. Kjo e fundit bën me dije se të parët që do të marrin vaksinën janë punonjësit e personelit shëndetësor.

Dje, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca mori vaksinën kineze kundër koronavirusit dhe u bë personi i parë që mori dozën nga SinoVac në Turqi.

Agjencia turke e Barnave dhe Produkteve Mjekësore miratoi dje për përdorim urgjent vaksinën CoronaVac, të zhvilluar nga kompania SinoVac me bazë në Pekin.

Tre milionë doza të vaksinës mbërritën në Turqi më 30 dhjetor. Vaksinimi do të bëhet në katër hapa. Së pari do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, njerëzit mbi moshën 65-vjeçare dhe të rriturit që jetojnë në vende të mbushura me njerëz siç janë strehimoret.

Më pas vijojnë punonjësit në shërbimet e rëndësishme, personat më të vjetër se 50-vjeç dhe personat me së paku një sëmundje kronike.

Në fazën e tretë, vaksinën do ta marrin personat më të ri se 50-vjeç me së paku një sëmundje kronike, të rinjtë dhe ata që punojnë.

Ndërkohë në fazën përfundimtare do të vaksinohen të gjithë personat e mbetur. Qytetarët do të duhet përmes internetit të caktojnë datën për marrjen e vaksinës. Do të merren dy doza me kohëzgjatje prej 28 ditëve.

Të fundit