Flash News

Bota

Vizitë e papritur në Krime, Putin përuron përvjetorin e aneksimit nga Ukraina

Vizitë e papritur në Krime, Putin përuron përvjetorin e

Vladimir Putin ka bërë një vizitë në Krime, për të “festuar” 9-vjetorin e aneksimit të këtij rajoni nga Ukraina. Media shtetërore ruse ka publikuar dhe pamje ku duket Presidenti i Rusisë duke ecur sëbashku me disa zyrtarë.

“Presidenti ynë, Vladimir Vladimirovich Putin, di si të na befasojë. Në mënyrë të mirë”, ka thënë guvernatori lokal, Mikhail Razvozhayev.

Gurvenatori tha se Putin do të marrë pjesë virtualisht në hapjen e një shkolle arti për fëmijë.

“Por, Vladimir Vladimirovich erdhi fizikisht. Pas timonit. Sepse në një ditë të tillë historike, presidenti është gjithmonë me Sevastopolin dhe njerëzit e Sevastopolit”, ka thënë ky zyrtar i emëruar nga Moska.

Rusia e ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014, tetë vjet para nisjes së luftës në pjesën tjetër të Ukrainës. Ukraina ka thënë se do të luftojë për ta dëbuar Rusinë nga Krimeja, dhe gjithë pjesa tjetër e territorit që e ka pushtuar Rusia përgjatë një viti luftë. 

 

Të fundit