Flash News

KRYESORE

Botërori ‘Rusi 2018’, shiten 2.2 milionë bileta

Botërori ‘Rusi 2018’, shiten 2.2 milionë bileta

Shefi i Departamentit të shitjes së biletave në FIFA, Falk Eller, ka konfirmuar se deri ditën e djeshme janë shitur mbi 2.2 milionë bileta për Botërorin ‘Rusi 2018’.

Ai gjithashtu është shprehur se shumica e biletave janë shitur nëpërmjet faqes zyrtare të internetit dhe 53% e biletave janë blerë nga tifozë të huaj, kryesisht nga SHBA, Brazili dhe Kolumbia.

Shitja e biletave nëpërmjet faqez zyrtare të internetit është bërë për të siguruar barazi mes tifozëve nga e gjithë bota.

FIFA gjithashtu ka lajmëruar se nga dita e djeshme, ka nisur funksionimi i platformës për rishitjen e rregullt të biletave të botërorit, për ata personat që kanë mundur të sigurojnë biletat e tyre prej 6 muajsh, por që për rrethana të ndryshme nuk do të mund të ndjekin ndeshjet e botërorit.

Në këtë rast është e nevojshme që të ndryshohet emri i biletave në mënyrë që një person tjetër të hyjë pa probleme në stadium.

Të fundit