Flash News

KRYESORE

Bradley Cooper nuk 'ndahet dot' nga Irina, sërish në shtëpinë e saj

Ndarja e çiftit të famshëm Cooper- Shayk vazhdon të ketë vëmendjen e mediave rozë. Pas divorcit dyshja nuk i ka shkëputur tërësisht marrëdhëniet dhe besohet se për hir të vajzës.

Irina Shayk bëri një pushim nga turneu i modës dhe u rikthye në New York. Ndërkohë Cooper është parë në apartamentin e Shayk këtë mëngjes.

“Për hir të Leas, ata do vazhdojnë të kalojnë kohë bashkë si familje. Bradley është një baba i mrekullueshëm. Ai gjithnjë ka qenë i përfshirë me vajzën e tij. Është e qartë që Bradley dhe Irina kanë të njëjtat qëllime për vajzën e tyre. Ata duan që ajo të jetojë një jetë normale, e rrethuar nga miqtë dhe familja. Ata janë të dy prindër të mrekullueshëm.”- u shpreh një burim pranë People.

Të fundit