Flash News

KRYESORE

Brenda sallës së gjyqit, gazetarja e Top Channel: Prokurorët në vështirësi para Saimir Tahirit

Gazetarja e kronikës së Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve te ores 15:00 ka zbuluar detaje të reja nga përballja e Samir Tahirit me prokurorët brenda sallës së gjyqit te Krimet e Rënda. Hoxha u shpreh se prokurorët e çështjes ishin në vështirësi më shumë sesa ish-ministri I Brendshëm, që rrezikon të dënohet me 8 vite burg.

“Gjatë kësaj shpallje të pretëncës u vu re dhe ra në sy se (ndërsa duhet te ishte nje ditë e veshtire për ish Ministrin e Brendshëm) prokurorët e çështjes ishin në vështirësi, pasi nuk sollën asgjë të re gjatë shpalljes së pretencës me mbi 30 faqe. Vetë Tahiri bëri mbrojtjen e tij. Ai kishtë marrë një tablet me vete, ku rrëzoi dhe madje akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke thënë se e kanë hetuar me keqdashje. Ai tha se nuk kishin gërmuar dhe nuk kishin gjetur se kush ishin personat të cilët lakohen në dosje”, zbuloi Hoxha.

“Tahiri akuzohet për tre vepra penale, të cilat janë trafik narkotikësh, kryerje të veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, sqaroi gazetarja Hoxha duke shtuar se prokurorët kërkojnë që Tahiri ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, nëse dënohet.

Të fundit