Flash News

KRYESORE

Britania e Madhe mban me ‘hatër’ të burgosurit: Çelësin e qelisë me vete, nëse kanë sjellje të mirë

Britania e Madhe mban me ‘hatër’ të burgosurit:

Britania e Madhe ka hartuar një skemë të re për të burgosurit me sjelljë të mirë. Ata do të lejohen ta mbajnë vetë çelësin e qelisë. Kjo bëhet për të nxitur përmirësimin e sjelljes, sipas ministres të Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë në Britani do të shpërblejë të burgosurit duke u dhënë më shumë liri.

Disa nga shpërblimet e tjera do të jenë që të burgosurit të lejohen të gatuajnë vetë ushqimet e tyre, të bëjnë dush kur të duan si dhe do të kenë norma më të larta shpërblimi. Kjo politikë do të praktikohet në janar.

Të fundit