Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Anëtarët e KQZ-së janë për burg

Bylykbashi: Anëtarët e KQZ-së janë për burg

Ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh me tone të ashpra ndaj anëtarëve të  Komisionit Qendro të Zgjedhjeve, pasi sipas tij, ata nuk mund ta shfuqizojnë dot dekretin e Presidentit. I ftuar në rubrikën “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, Bylykbashi tha se dekreti i presidentit Ilir Meta është në fuqi, ndërsa sipas tij, Rama do të përpiqet të gjejë një gjykatë ku të mund ta shfuqizojë këtë dekret.

“Sa kohë ka një dekret që është në fuqi sot, i cili shqyrtohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese Edi Rama do tentojë të kapë një gjykatë se ku do ta ankojë. Tipiken ka bërë 2001-shin Partia Socialiste. Kërkonte gjykatën për të rrëzuar një vendim apo një tjetër. Bën pazarin me gjykatën që i jep çmimin më të lirë për vendimin që i thotë “ne shfuqizojmë dekretin e Presidentin”,  shqip është pazar. Dekreti i Presidentit sot është në fuqi. Edhe këshilltari i Presidenti tha këtë gjë. KQZ-ja nuk mund të shfuqizojë dot dekretin e presidentit. Ata janë për burg. Unë e di që aty ka anëtarë që o me telefonatë largohen dhe ikin braktisin detyrën dhe janë për burg siç është rasti i zotit Biba ose ka anëtarë të cilët kanë patur edhe kurajën profesionale t’i thonë Kushtetutës që edhe Kushtetuta ndryshon me akt normativ. E kuptoni çfarë ka në KQZ”, tha Bylykbashi.

Të fundit