Flash News

KRYESORE

Cakaj: Në UNESCO meriton të jetë edhe Kosova

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i pranishëm në konferencën e UNESCO që u mbajt në Paris, e quan refuzimin e Kosovës nga UNESCO një gabim historik.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri Cakaj nënvizon domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO!”.

Po ashtu ministri ka pasur një tjetër reagim në Twitter, ku nënvizon se Kosova nuk e meriton të përballet me fushatën e Serbisë kundër saj.

“Kosova si shteti më i ri i pavarur në Evropë, është një vend me potencial të jashtëzakonshëm, i cili nuk duhet të shmanget dhe nuk duhet të përballet më me fushatën çorientuese të Serbisë kundër saj. Refuzimi i saj, një gabim historik”

Të fundit