
Flash News
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
Arrestimet te “Bankers Petrolium”, Prokuroria jep detaje: Deklaroi 11.7 mld lekë humbje, shteti nuk përfitoi asnjë të ardhur për 20 vite
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ç’do ndodhë nëse provohet dënimi i Pjetrit, flet Kristaq Kume: Në lojë hyn Meta që anuloi 30 qershorin, në rrezik bashkitë e tjera

Duket se një ngërç i ri pritet të përfshijë politikën shqiptare.
Partia Demokratike publikoi dje dokumentet autentike, duke akuzuar Valdrin Pjetrin si të implikuar dhe të dënuar në vitin 2003 për trafik droge në Itali.
Ndonëse Pjetri, përfaqësuesi i PS i shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë Shkodër i ka mohuar akuzat, dje reagoi menjëherë pas deklaratës së PD, duke theksuar se vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës e pret vetëm nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane.
Megjithatë, nëse ky fakt vërtetohet, ish kreu i KQZ, Kristaq Kume në një prononcim për politiko.al parashikon tashmë një krizë të re do të përfshijë aktorët politikë.
Kume ka ofruar dy variantet e mundshme se çfarë do të ndodhë në vijim, nëse akuzat ndaj Pjetrit provohen në kushtet kur për të vepron ligji i dekriminalizimit, para dhe pasi ka bërë betimin si kryebashkiak i Shkodrës.
“ Janë të mundshme dy situata: 1. Nëse provohet se Z. Pjetri është në kushtet kur për të vepron ligji i dekriminalizimit përpara se të bëjë betimin dhe të fillojë ushtrimin e mandatit.
Në këtë rast, unë besoj se KQZ do të vetaktivizohet dhe do të shpallë të pavlefshme zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër dhe në të njëjtin vendim do të përcaktojë edhe datën për zgjedhjet që duhet të bëhen në ketë bashki. Ndërkohë Znj. Ademi do të vazhdoj të kryejë detyrën e Kryetarit të bashkisë.
2. Nëse provohet se z. Pjetrit është në kushtet kur për të vepron ligji për dekriminalizimin dhe ndërkohë ai e ka filluar ushtrimin e mandatit te Kryetarit të bashkisë duhet që mandati i tij të ndërpritet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky vendim ka si pasojë direket të tij edhe përballjen e z. Pjetri me gjykimin për konsumimin prej tij te veprës penale që lidhet me deklarimin e rremë, si parashikohet në ligjin për dekriminalizimin”, shprehet Kume, i cili thekson se në këtë situatë të re, hyn në lojë edhe presidenti, por çfarë ndodh në kushtet kur Meta nuk e njeh 30 qershorin, datë e anuluar prej tij dhe e zëvendësuar me 13 tetorin.
“Vendimin për datën e re për zgjedhjet për kryetar në bashkinë Shkodër duhet ta marrë Presidenti, jo më vonë se 30 ditët pas shkarkimit nga detyra te z. Pjetri. Deri në zgjedhjet për Kryetar, në këtë rast detyrën ngarkohet ta kryejë një ndër n/kryetaret që do të zgjedhë Këshilli bashkiak.
Ndërkohë, duke qenë se Presidenti ka dekretuar datën 13 tetor si datë për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, për të nuk ka kryetar të zgjedhur në votimet e 30 qershorit dhe as nuk ka kryetar të shkarkuar. Presidenti nuk ka për ta marrë në konsideratë vendimin e këshillit të ministrave dhe do të përsërisë thirrjen për zgjedhje në 13 tetor. Por, që të bëhen zgjedhje në këtë datë duhet që paraprakisht dekreti i Presidentit të botohet në Fletoren zyrtare. Ndërkohë, ky botim sjell pasoja edhe për zgjedhjet e bëra në 30 qershor në bashkitë e tjera! Situata komplikohet.
Nëse Presidenti i republikës vendoset në kushtet kur caktimi i datës për zgjedhje në Shkodër i kërkohet pas datës 13 tetor, mund te këmbëngulet nga mazhoranca në kërkesën për një datë të tille duke theksuar se edhe pretendimi i tij për 13 tetorin faktikisht nuk ekziston më. Se çfarë situate prodhohet në këtë rast nuk është e vështire për t’u parashikuar.
I mundshëm është edhe opsioni i përdorimit të mundësisë për ankim të Z. Pjetri në Gjykatë Kushtetuese duke synuar, në këtë mënyrë , shtyrje sa më shumë të procesit”, shpjegon Kume.
Ish kreu i KQZ, apelon njekohësisht klasën politike që të angazhohet, për të realizuar një reformë të thellë legjislative që do të bëjë të mundur funksionimin real të demokracisë.
“Nga sa me sipër, ajo që është shumë më tepër e rëndësishme se sa fati i Z. Pjetri ose i kryetarit te bashkisë Shkodër, është fakti se problematika me të cilën është duke u përballur vendi dhe shoqëria jonë, e shkaktuar nga shume faktor, nder te cilët bën pjesë edhe pamjaftueshmëria ne funksionimin e shtetit ligjor, është shumë serioze dhe kërkon ndërhyrje serioze.
Është e domosdoshme që të gjithë të biem dakord dhe në veçanti partitë politike për t'u angazhuar dhe realizuar një reformë të thellë legjislative që do të bëjë të mundur funksionimin real të demokracisë në vendin tonë”, thotë Kume.
Të fundit






Bylykbashi: Drejtësia në kolaps, hyn në proces gjyqësor sot dhe del pas 14-vjetësh
3 Korrik 2025, 21:30



Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët
3 Korrik 2025, 20:50
Mos u tall me malësorët, Elisa!
3 Korrik 2025, 20:43
Kërcet arma në Durrës, plagoset një 30-vjeçar
3 Korrik 2025, 20:30

Rinumërimi në Fier vuri në dyshim integritetin e votës
3 Korrik 2025, 20:09
Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë
3 Korrik 2025, 19:46



Vala e të nxehtit ka lënë të paktën 9 të vdekur këtë javë në Evropë
3 Korrik 2025, 19:00
BE dhe SHBA pranë një marrëveshjeje tregtare për të shmangur tarifat 50% të Trump-it
3 Korrik 2025, 18:58

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare
3 Korrik 2025, 18:33
Tre pijet që ju bëjnë të djersitni më pak gjatë verës
3 Korrik 2025, 18:19
Çfarë dimë deri tani për vdekjen e Diogo Jota dhe vëllait të tij André Silva
3 Korrik 2025, 18:01
'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!
3 Korrik 2025, 17:46

Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë!
3 Korrik 2025, 17:27
Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën
3 Korrik 2025, 17:10

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur
3 Korrik 2025, 16:45

Akuzohet për dy vrasje, Anglia i thotë “JO” ekstradimit të Ilirjan Zeqajt
3 Korrik 2025, 16:25





Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore
3 Korrik 2025, 15:08
Përfundon gjyqi ndaj Diddy-t, producentit i mohohet lirimi me kusht
3 Korrik 2025, 15:02

Kostot e prodhimit në bujqësi po rriten me shpejtësi, 4.8% më 2024
3 Korrik 2025, 14:55
Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut
3 Korrik 2025, 14:49
Kroacia u rekomandon shtetasve të saj të mos udhëtojnë në Serbi
3 Korrik 2025, 14:31
Berisha: Shqipëria është njolla më e zezë në Europë, për eksportin e emigrantëve
3 Korrik 2025, 14:20


‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve
3 Korrik 2025, 13:59


Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj
3 Korrik 2025, 13:30



Tensione në Parlament, Spiropali-Nokës: Ulu ose të përjashtoj nga seanca
3 Korrik 2025, 12:40


Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!
3 Korrik 2025, 12:12

Situata me zjarret në vend, 29 vatra zjarri të raportuara në 24 orë
3 Korrik 2025, 12:00
Dështon për herë të 41-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
3 Korrik 2025, 11:59
Zegjinezimi i politikës
3 Korrik 2025, 11:48

Çmimi që paguajmë pas "zgjedhjeve"
3 Korrik 2025, 11:25

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova
3 Korrik 2025, 11:08

3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare gjatë muajit Korrik
3 Korrik 2025, 10:48
Deputetja demokrate flet për inceneratorin, Spiropali i fik mikrofonin
3 Korrik 2025, 10:39
Osmani vazhdon edhe sot takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
3 Korrik 2025, 10:29
Vdesin tragjikisht në aksident ylli i Liverpool, Diogo Jota dhe vëllai i tij
3 Korrik 2025, 10:21
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë dhe shqiptarë
3 Korrik 2025, 10:10
Rama vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës, mbledh stafin dhe deputetët
3 Korrik 2025, 10:04
Nisin aplikimet e para për pension italian, kujdes me plotësimin e formularit
3 Korrik 2025, 09:50
Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier
3 Korrik 2025, 09:44
Korreshi: Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar shumë përpara datës së votimit
3 Korrik 2025, 09:39
Arrestimi i doganierit grek 'paralizon' kalimin e automjeteve në Qafë Botë
3 Korrik 2025, 09:28
Pas Tiranës e Fierit, sot hapen kutitë në Durrës
3 Korrik 2025, 09:21
Enea Mihaj transferohet në SHBA, do të luajë si kundërshtar i Messit dhe Uzunit
3 Korrik 2025, 09:10

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
3 Korrik 2025, 08:53
Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë
3 Korrik 2025, 08:48

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, çfarë do të diskutohet sot në Kuvend
3 Korrik 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
3 Korrik 2025, 08:17
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, ja parashikimi për këtë të enjte
3 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Korrik 2025, 07:46


Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41

