Flash News

KRYESORE

Çipa ka rezerva për OSBE-në: Ka qenë evazive me ligjin

Çipa ka rezerva për OSBE-në: Ka qenë evazive me ligjin

Analisti Aleksandër Çipa mendon se Shqipëria e ka mbivlerësuar rolin e OSBE-së . Sipas tij, kjo organizatë, nuk e merr dot atributin e faktorit ndërkombëtar.

“OSBE është një organizatë dhe ndoshta jemi vendi i fundit që e kemi mbivlerësuar rolin dhe autoritetin e saj. OSBE nuk e merr dot kurrë atributin e faktorit ndërkombëtar. Është e konsumuar për shumë arsye. Ne kemi të hapur një debat për dy projektligje që lidhen për mediet e reja, ose online. Vetë OSBE ka qenë evazive për ligjin. Në rastin konkret situata është më problematike sepse situata nuk është në atë debatin tradicional të tranzicionit.

Janë 2 palë dhe një ekstra palë, grupet parlamentare që janë në parlament, që nuk kanë mandate të partive tradicionale por janë premisa për të krijuar një qëndrim politik kontrovers, në raport me bipolaritetin tonë politik.”, tha Çipa, i ftuar në emisionin i ftuar në emisionin "Arena" në RTV Ora.

Çipa foli edhe për deklaratat e fundit të Greqisë, por sipas tij shteti helen nuk do të jetë pengesë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Nuk mendoj se Greqia do të na pengojë me negociatat. Greqia e ka mbyllur problemin me Maqedoninë. Dhe do ta përdorë si nj lloj presingu në raport me Shqipërinë . Greqia e ka keqpërdorur shpesh-herë për 28 vite politikën e brendshme të saj për marrëdhëniet fqinjore me vendin tonë. Sot Greqia ka një gjë që duhet ta pranojmë, në këto 28 vite Greqia kurrë nuk ka shkaktuar kosto vonese në lidhje me integrimin e Shqipërisë. Na ka shkaktuar kosto të tjera, por jo për integrimin.”

Të fundit