Flash News

KRYESORE

Çmimet "Laureus", tenisti serb fiton trofeun e katërt

Çmimet "Laureus", tenisti serb fiton trofeun e katërt

Tenisti nga Serbia, Novak Djokovic, i cili mori vendin e parë  në renditjen botërore të tenisit, ka triumfuar në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve “Laureus”.

Ky është trofeu i katërt “Laureus” për Djokovic, i cili tashmë ka barazuar rekordin e sportistit Usain Bolt.

Në garën për këtë çmim, tenisti mundi rivalitetin e sulmuesit francez, Kilian Mbape dhe atë të yllit amerikan të basketbollit LeBron Xhejms.

Ndërkohë, një tjetër vlerësim mori edhe kombëtarja e Francës, ku si kampionë të botës  morën çmimin e “Skuadrës së Vitit”, duke lënë pas skuderinë Mercedes në Formula 1 dhe kampionët e NBA, Golden State.

Të fundit