Flash News

KRYESORE

Çollaku pyet gjyqtarët e "Tahirit": Iu ka kërcënuar apo premtuar dhurata Edi Rama

Çollaku pyet gjyqtarët e "Tahirit": Iu ka

Për gazetarin Basir Çollaku shprehet se Gjyqtarët që morën vendimin ndaj Saimir Tahirit nuk janë të paaftë, por kanë qenë nën presion nga Edi Rama. Në studion e lajmeve të Shijak TV, ai u kërkoi atyre të dalin publikisht dhe të tregojnë se me çfare i ka kërcënuar Rama apo ndonjë "bandit pranë tij" ose çfarë u ka premtuar në këmbim të lirimit të ish-ministrit të Brendshëm.

"Njerez janë edhe ata, kanë familje, kanë silkete, gjithë këtë tryni ose gjithë këta bandit rreth e rrotull. Të dalin publikisht dhe të thone që na ka bërë presion Edi Rama, Saimir Tahiri ose 'x' bandit ose kanosur ose premtuar për t'i çuar në detyra me vonë për të kaluar 'provën e zjarrit' të vetingut sepse kete e kontrollon Edi Rama", deklaroi Çollaku.

Ai shtoi se do të ishte më mirë që Gjykata të kishte bërë kërkesë për ta dërguar këtë dosje te SPAKU, kur të krijohej kjo strukturë. Vendimi sipas tij, lë përshtypje jo të mira edhe për Reformën në Drejtësi.

Të fundit