Flash News

KRYESORE

Conte e do larg Interit, italiani gjithsesi ka mendje tjetër

Conte e do larg Interit, italiani gjithsesi ka mendje tjetër
Matteo Politano e ka ndarë mendjen. Ai nuk do t'ia dijë për synimet e Interit për ta hequr nga skuadra e në merkaton e janarit, edhe pse zikaltrit e shohin si pjesë e një operacioni për një lojtar të ri në janar. Antonio Conte nuk e vlerëson sa duhet Politanon. Rrjedhimisht, nuk i jep as minuta. Sulmuesi italian ka luajtur vetëm 284 minuta në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Forma e Martinezit dhe Lukakut ka ndikuar gjithashtu në mosaktivizimin e tij.

Rikthimi i Alexis Sanchez diku nga janari ose shkurti ndikon që Politano të mos aktivizohet. Kjo e shton ankthin e tij, por nuk e bën të mendojë largimin.

Të fundit