Flash News

KRYESORE

Coronavirus infekton edhe Europianin, e pranon presidenti i FIFA-s

Coronavirus infekton edhe Europianin, e pranon presidenti i FIFA-s

A do të anulohet Kampionati Europian, nëse bota nuk i gjen zgjidhje Coronavirus-it deri në verë? Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mendon se po. Turneu i madh i futboll po afron. Më 12 qershor ndeshja e parë e programuar është Itali-Turqi.

Nesër do të mbahet një Asamble e Jashtëzakonshme me 55 federatat europiane dhe motivi është pikërisht ky virus i frikshëm. I pyetur në Sky Sport News, Infantino ka pranuar mundësinë që Europiani të shtyhet.

“Nuk mund ta përjashtoj, por as nuk duhet të kapemi nga paniku. Duhet ta analizojmë me kujdes problemi. Shpresoj të mos detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë. Nuk diskutohet që shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm se një ndeshje futbolli", ka thënë ai.

Të fundit