Flash News

KRYESORE

COVID-19/ PD propozon 6 masa ekonomike për përballimin e situatës

COVID-19/ PD propozon 6 masa ekonomike për përballimin e situatës

Partia Demokratike propozoi një plan masash për të përballuar situatën nga koronavirusi. Sipas një njoftimi zyrtar, selia Blu propozon që vëmendja të fokusohet në dy kompontentë kryesorë: :Komponenti i shëndetit dhe jetës së njerëzve, që fillon me kujdesin ndaj personelit shëndetësor dhe vazhdon me kujdesin ndaj qytetarëve. Komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps ekonomik dhe social”, PD.

Gjithashtu, në kuadër të dy komponentëve, Partia Demokratike propozon disa masa, që sipas saj, do të kenë efket të menjëhershëm. Ato janë kryesisht masa ekonomike dhe sociale për qytetarët që ndodhen në zonat ku tashmë janë konfirmuar rastet me koronavirus.

  1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese)në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur. Gjithashtu, tëndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dheenergji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve përperiudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.

  1. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
  2. Përjashtimin nga tatim-fitimipër një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.
  3. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
  4. Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
  5. Mbështetjeme fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë; sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnënjë rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janë goditurtashmërëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjithashtu PD kërkon që të rishikohet buxheti i vitit 2020 dhe akordimi i fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve. PD thotë se të gjitha masat ekonomike janë të përballueshme në buxhetin e shtetit, duke sjell si shembull faktin, se sipas PD, qeveria do harxhojë 40 herë më shumë para me PPP-t se sa ka akorduar për Koronavirusin. Ndërkohë, Partia Demokratike i bën thirrje edhe sektorit bankar që të rishikojë mundësinë për riskedulimin e shlyerjes së kësteve të kredive konsumatore për biznesin apo qytetarët.

“Në fund, jo më pak nga rëndësia, ne emër të PD dhe opozitës së bashkuar i bëj thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize”, thuhet ndër të tjera nga PD.

 

 

 

Të fundit