Flash News

KRYESORE

Cristiano Ronaldo në karantinë, dalin përgjigjet e analizave

Cristiano Ronaldo në karantinë, dalin përgjigjet e analizave

COVID-19 tashmë një pandemi, ka prekur thuajse gjitha vendet e botës dhe shumë fusha të jetë. Së fundmi, po konfirmohen shumë raste me koronavirus edhe nga radhët e sportistëve. Për shkak se lojtari i Juventus, Daniele Rugani rezultoi me koronavirus, ekipi u alarmua.

Ky ishte dhe lojtari i parë  Seria A me koronavirus duke bërë kështu që 121 pjesëtarët e klubit të çoheshin në izolim, përfshirë lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e tjerë të ekipit.

Edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo, u fut në karantinë.  Presidenti i qeverisë rajonale të Madira, Miguel Albuquerque ka konfirmuar se ylli portugez i Juventusit nuk është infektuar me Koronavirus, teksa u shpreh:

“Unë nuk mund të flas për këtë çështje për arsye të mbrojtjes së të dhënave personale, por dua të them se situata është analizuar siç duhet dhe në këtë kohë, është garantuar se nuk ka mundësi të infeksionit.”

Të fundit