Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Dashamir Shehi komenton zgjedhjen e Metës: I ka të gjitha mundësitë që të sillet si President
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i përfshirë në listën e Partisë Demokratike të kryeqytetit, në zgjedhjet e 25 qershorit, në një intervistë për “Shekullin”, ka folur edhe për zgjedhjen e Presidentit Ilir Meta, ku u shpreh se do të jetë pikërisht z.Meta, ai që do vizatojë qëndrimin e opozitës por dhe do nxjerrë nga hija rolin e kreut të shtetit. Shehi thekson se Ilir Meta ka të gjithë eksperiencën e nevojshëm që të luajë një rol pozitiv. Ai shton se me ardhjen e Metës si President, vetë institusioni do bëjë politikën e munguar.
“Me ardhjen e Metës, besoj se Presidenti do t’i kthehet realisht politikës, sepse në të kaluarën nuk kanë pasur rolin që i takon këtij posti të lartë të shtetit. Ne kemi vetëm dy personalitete që janë bërë vetë: Sali Berisha dhe Ilir Meta, të tjerët i kanë bërë të tjerët. Ata që bëhen vetë, bëjnë politikë. Marrin vendime. Të tjerët ia nënshtrojnë institucionin partive nga kanë ardhur. Nga kjo pikëpamje është mirë. Por nuk mjafton kjo, edhe Meta duhet parë se si do të sillet si President. Nëse Meta do të dalë nga shtëpia e LSI-së për t’u bërë vëllai i madh i të gjithë shqiptarëve do të luajë një rol pozitiv, nëse do të dalë të gërthasë si para zgjedhjeve, nuk do të luajë ndonjë rol të madh për interesin e vendit”, tha Shehi.