Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi optimist pas apelit të CDU/CSU: “Edi Rama do të ikë, ka vdekur kjo punë”

Dashamir Shehi optimist pas apelit të CDU/CSU: “Edi Rama do të

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi vlerëson apelin e dy deputetëvë të CDU/CSU-së, që kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Në studio e lajmeve të Ora News, Shehi shprehet i bindur se Rama do të largohet.

“Është shansi i vetëm nëse duam ta lubrifikojmë këtë proces. Ky do të ikë, ka vdekur kjo punë. Dy herë e ka shtyrë Kushtetutën. Për të ndryshuar një gjë të madhe për Shqipërinë edhe Kushtetutën do ta ndryshojmë, edhe këtë do ta largojmë, edhe zgjedhjet do ti shtyjmë. Por nuk do të ishte e mjaftueshme nëse bëhet thjesht për të ndryshuar karrigen e Ramës me Bashën. Ja vlen për një gjë të madhe, të ndryshojmë kodin zgjedhor, sistemin elektoral, Kushtetutën e Shqipërisë, të balancojmë institucionet”, sqaron Shehi.

Përmes një letre të përbashkët, përfaqësuesit e dy partive, Johann David Wadephul dhe Christian Schmidt u kërkonin palëve të dialogonin duke shtuar se “zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik”.

Të fundit