Flash News

KRYESORE

David Villa si biznesmen, tashmë është pronar i një klubi futbolli

David Villa si biznesmen, tashmë është pronar i një klubi

Legjenda e futbollit spanjoll, David Villa, do të jetë pronar i një klubi futbolli. Ai është bërë pjesë e një grupi që do të menaxhojë klubin amerikan Queensboro FC në kategorinë e dytë. Bëhet fjalë për një aventurë që ish-sulmuesi i Barcelonës do ta nisë në vitin 2021, porsa të kryhen të gjitha procedurat.

Skuadra ku Villa do të jetë bashkëpronar do të luajë në një stadium të ri, që pritet të ndërtohet pranë një kolegji dhe do të ketë 7500 vende.

Për ata që nuk e dinë, Villa ka jetuar për katër vite në këtë zonë rreth stadiumit, meqë ka qenë lojtar i New York City në SHBA. “El Guaje” deri atëherë do të luajë në Japoni me Andres Iniestën. Ata janë shokë skuadre te Vissel Kobe.

Të fundit