Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Debati për Kushtetuesen, Meta me tone të forta: SHBA-të janë si shpirt, referendumi është zgjidhja e vetme
Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra lidhur me debatin e thelluar tashmë pasi KPA vendosi shkarkimin e Besnik Muçit si prokuror, aktualisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, si dhe pas propozimit të ambasadës së SHBA në Tiranë që ky ngërç të dërgohet në Komisionin e Venecias.
Duke folur për mediat, Meta tha se zgjidhja e vetme është referendumi siç ndodhi pas kaosit të 97-ës kur u votua Kushtetuta, ndërsa sulmoi sërish disa nga ndërkombëtarët që sipas tij duan të diskreditojnë rëndë vlerat e shteteve që ata përfaqësojnë.
“Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka patur presione politike të drejtpërdrejta që të bëhet pjesë e pucit për të penguar zonjën Xhaferllari për të ushtruar detyrën e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Nëse doni emra nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj i cili publikisht bëri presion anëtares Vitore Tusha e cila kaloi e para vettingun dhe ka qëndruar me sforco kaq kohë në atë detyrë që të mbajë hapur derën e gjykatës kushtetuese që e bllokoi Rama me disa palaço ndërkombëtarë, të cilët kujtojnë se mund të tallen me popullin sa herë të duan duke diskretituar rëndë vlerat e disa shteteve të nderuara që ata përfaqësojnë dhe që ne i adhurojmë kaq shumë.
SHBA janë si yll, si shpirt, se me ato bëmë kushtetutën, edhe Venecia ka folur qartë se presidenti nuk bën do dy emërime njëherazi, presidenti është në Kushtetutë dhe jo në rregulloren e asnjë ambasade.
Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaco ndërkombëtarë, referendumi. Unë do dal me shqiptarët që të rimarrin në dorë sovranitetin e vendit se nesër është dita kur shqiptarët votuan me referendum Kushtetutën më të mirë pas kaosit të 97, që Rama e disa të huaj e minuan parimet e balancës dhe duan ta përdhosin cdo ditë.
Prandaj larg duart nga gjykata kushtetuese. Hipokritët që duan të ëojnë gjoja tani këto akte në Venecia janë hipokritë se donin të çonin edhe zgjedhjen e Arta Markut me 69 vota në kundërshtim me Venecian. Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin, sepse ai nuk është fajtori i vetëm e ka patur garancinë e disa palaçove ndërkombëtar për të përdhunuar procesin e KED. Kështu që zgjidhja është referendumi”, u shpreh Meta.