Flash News

KRYESORE

Del Piero: Me një si Totti nuk ishte e nevojshme të flisje

Del Piero: Me një si Totti nuk ishte e nevojshme të flisje

Alessandro del Piero së fundmi ka folur për shokun e tij në botën e futbollit dhe jashtë saj, Francesco Totti. Ish-sulmuesi i Juventusit është shprehur se me legjendën e Romës nuk ishte nevoja e komunikimit, sepse ai kuptohej me sy me të

“Mund të tregoja shumë anekdota për vitet tona në kombëtare. Francesco ka qenë një kampion dhe nuk ishte e nevojshme të flisnim në fushë. Ishte e lehtë të kuptoheshim në fushë, kur luan me një kampion të atij niveli".

"Duke parë se jemi rritur bashkë, me karriera të ngjashme, do të doja të dija si e shihte figurën time tek Juventusi, meqë ai ishte te Roma. Nëse shikonte ngjashmëri në disa gjëra, apo nëse shikonte rivalitet”, ka thënë Del Piero.

Të fundit