Flash News

KRYESORE

Delegoi kompetencat pas përfundimit të mandatit, Meta-Leskajt: Qëndro në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, që të qëndrojë në detyrë, edhe pse i ka përfunduar mandati, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të institucionit.

Kjo përgjigje e Metës vjen pas kërkesës së bërë nga Leskaj, i cili e njoftonte se me rastin e mbarimit të mandatit kompetencat e tij ja kishte kaluar zëvendëskryetarit.

Në sqarimin për Leskajn, Meta thotë se është duke vlerësuar përzgjedhjen e një kandidature të re për t’ia propozuar Kuvendit, pasi ky i fundit rrëzoi emrin e Vitore Tushës.

Të fundit