Flash News

KRYESORE

Denoncoi humbjen e shokut, arrestohet vetë si autor i dyshuar

Denoncoi humbjen e shokut, arrestohet vetë si autor i dyshuar

Policia njofton se ka arrestuar një person si person i dyshuar në lidhje me zhdukjen në datën 29 Prill të shtetasit F.F. 30 vjeç, banues në Peqin.

“Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara u bë ndalimi i shtetasit:

A.F, 30 vjeç, banues në Peqin - Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit F.F.), pasi ky shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit F.F.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit