Flash News

KRYESORE

Deputeti demokrat: LSI po hesht për audiot e Tahirit, duke u bërë avokate e Aqif Rakipit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, e ka sulmuar hapur sot LSI, pavarësisht pozicionimit të kësaj të fundit si parti opozitare.

Sipas Shehajt “LSI auto-censurohet mbi audio përgjimet e Tahirit për të shpëtuar mandatin e deputetit”.

“LSI që ka qenë kaq e egër dhe aktive në procesin ndaj ish ministrit të brendshëm, thjesht ka heshtur pas publikimit te audios së përgjimit ku dëgjohej dhe jo vetëm lexohej qartas përfshirja e Saimir Tahirit dhe vëllezërve Habilaj në atë që mund te konsiderohet pa frikë bashkepunim ne trafikun e lëndëve narkotike.

Ne ditët e para te janarit i vetmi shqetësim për lsi ka qenë rreziku për heqjen e mandatit te deputetit të saj Gledion Rehovica. Një ditë më parë gjatë mbledhjes se KQZ anëtari i LSI ne këtë komision ka bashkur votën me anëtarët e PS duke u bere kështu avokate edhe të deputetit tjetër Aqif Rakipi” – shkruan ai.

Të fundit