Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD-së publikon kodet: ‘Air Albania’ nuk ekziston, avioni turk erdhi nga Stambolli në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, thotë se ‘Air Albania’ nuk ekziston dhe se nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Në një status në rrjetin social Facebook, Hasa thotë se avioni që mbërriti sot në Rinas është një avion një avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli në Tiranë si avion i Turkish Airlines.

Hasa ka publikuar një foto teksa thotë se shihet qartë kodi turk i avionit të pagëzuar me emrin "Lasgush", i cili sipas Flight Radar ka udhëtuar nga Stambolli në Tiranë TK6887.

Postimi i plotë i Endri Hasës

Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës

Air Albania nuk ekziston!

Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.

Ne vend te "ëndrrës" per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.

Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin "Lasgush", i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.

Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk......

Të fundit