Flash News

KRYESORE

‘Der Standard’: Rama e nxori Bushatin jashtë Qeverisë sepse ishte kundër ndryshimit të kufijve

‘Der Standard’: Rama e nxori Bushatin jashtë Qeverisë

Media prestigjioze austriake, ‘Der Standard’, i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Shqipëri dhe që lidhen me marrëveshjen përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo media raporton se kryeministri Edi Rama e largoi Ditmir Bushatin si ministër të Jashtëm për shkak se ishte kundër ndryshimit të kufijve.

Eksperti Florian Bieber, pjesë e Universitetit të Graz, ka komentuar për ‘Der Standard’ këtë lëvizje të Ramës.

“Mënjanimi i Bushatit ishte surprizues dhe i çuditshëm sepse ishte shumë i vlerësuar ndërkombëtarisht dhe ka punuar në qetësi si kundërpeshë ndaj ‘Ramës së rrëmbyer”, shprehet Bieber, i cili kritikon kryeministrin shqiptar për disa “gjeste nacionaliste”.

Të fundit