Flash News

KRYESORE

Dëshmia/ Meta flet për informacionin sekret para 30 qershorit: Do digjnin Kuvendin e Shqipërisë

Dëshmia/ Meta flet për informacionin sekret para 30 qershorit: Do

Komisioni hetimor ka nisur seancën dëgjimore për Presidentin Meta. Presidenti Meta ka nisur të dëshmojë në Komisionin Hetimor, pasi u thirr për të dhënë shpjegime lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në dëshminë e tij, Presidenti ndër arsyet pse ka anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit thekson arsyen e stabilitetit të vendit. Meta deklaroi se në datën 7 qershor, përpara se të merrte vendimin për shfuqizimin e datës 30, ka marrë  informacione të mjaftueshme se ka pasur përpjekje për të siguruar një akt destabilizimi në vend.

"Në 7 qershor para se Presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor, ka marrë një informacion që është sekret, mbase mund të njiheni dhe ju pas verifikimit të certifikatave të sigurisë. Persona të caktuar do të shfrytëzonin mitingun e opozitës edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ky ishte informacion i ri por i besueshëm. Në protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit si rezultat që kemi për shumë policë të plagosur dhe duke e kombinuar këtë informacion me të gjitha rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare, presidenti s'mund të lejonte një rashtag të ri në Shqipëri, një ngjarje që do të prodhonte jo vetëm plagosje por pasoja për shkatërrim të imazhit të vendit tonë. Me ekipin e sigurisë kombëtare dhe nga burimet e tjera që kemi patur gjykuam se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje me pasoja të mëdha. Duhet të bëja gjithçka që në 8 qershor të evitohej një ngjarje e tillë"-deklaroi Presidenti Meta.

 

 

Të fundit