Flash News

KRYESORE

Detaje nga ekzekutimi në Lezhë, Ndoka u qëllua me 14 plumba, familjarët: Menduam se ishin fishekzjarre

Detaje nga ekzekutimi në Lezhë, Ndoka u qëllua me 14 plumba,

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë në Lezhë ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Raportohet se në drejtim të makinës ku ndodhej 48 vjeçari është qëlluar me 14 plumba, pasi kaq është numri i gëzhojave që policia ka gjetur në vendngjarje.

Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë dëshmuar se i kanë dëgjuar krismat, por fillimisht kanë menduar se bëhej fjalë për fishekzjarre.

Ndërkohë, grupi hetimor ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë, ndërsa në banesën e këshilltarit të majtë në bashkinë e Lezhës nuk ka patur kamera.

Aktualisht mendohet se kanë qenë më shumë se dy persona të përfshirë në atentat, por edhe pse policia ka shoqëruar disa të persona, ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen.

Formulari i dekriminalizimit, viktima Aleksandër Ndoka nuk deklaroi probleme me drejtësinë

Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, djali i tij u përfshi në konfliktin e 25 qershorit në Shëngjin

Të fundit