Flash News

KRYESORE

Dhunoi 15-vjeçarin, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra dhe nis zyrtarisht hetimet ndaj efektivit të policisë (Emri)

Dhunoi 15-vjeçarin, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra dhe nis

Nisin zyrtarisht hetimet për efektivin e policisë, i cili dhunoi 15-vjeçarin disa ditë më parë në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. Nga ekspertiza mjeko-ligjore mësohet se dëmet ndaj të miturit hyjnë në kategorinë e dëmtimeve dhe atij i duhen 9 ditë pushim për të marrë veten. Me pretendimin se, Glein Ndreu e ka qëlluar me shpullë dhe grusht djalin, Prokuroria ka regjistruar një procedim penal ndaj tij, ndërsa efektivit i është kërkuar të ndaloj çdo lloj detyre publike.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane ka regjistruar procedim penal per te evidentuar veprimet e dhunshme te kryera nga punonjësit e policisë se shtetit, per rastin e te miturit S.Ç. Ne vijim te veprimeve hetimore te kryera eshte kerkuar ne gjykate, pezullimi nga detyra, te efektivit te policisë G.N, sipas nenit 242 te Kodit te Procedurës Penale. Veprimet hetimore vijojnë per evidentimin e pergjegjesise penale te personave te tjere te përfshirë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kujtojmë se, situata mori një vëmendje të gjerë mediatike por edhe të opinionit publik sidomos pas qëndrimeve të drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili në mbledhjen on-line të Komisionit të Sigurisë do të publikonte një video të të ëmës së 15-vjeçarit për të treguar shembullin se nga çfarë familje vinte.

Të fundit