Flash News

KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi; Hoti dhe Vuçiç për herë të parë ballë për ballë, Borrell: Sot kemi pritshmëri për dialog konstruktiv

Dialogu Kosovë-Serbi; Hoti dhe Vuçiç për herë

Në një deklaratë për mediat pak para takimit Hoti-Vuçiç, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka shprehur kënaqësinë për uljen e palëve ballë për ballë pas rreth 20 muajsh ndërprerje totale të dialogut. Ai theksoi se sot pritshmëritë janë për një dialog konstruktiv.

Më vjen mirë që shoh se BE-ja është kthyer dhe ka marrë në dorë timonin e këtij procesi. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë fizik dhe duke u takuar për të dytën herë brenda javës, dy liderët treguan angazhimin e tyre të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis tyre.

Sot kam pritshmëri për një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona, i cili do të kontribuojë në një normalizim domethënës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dyja palët që të kenë një qasje për bisedimet e sotshme nën një frymë kompromisi dhe pragmatizmi dhe të kenë të ardhmen e BE për popullin e tyre në mendje”, tha ndër të tjera Borrell.

Të fundit