Flash News

KRYESORE

Digjet në Rrugën e Kombit autobusi i linjës Durrës-Mitrovicë, reagon kompania: Shkak temperatura e lartë

Digjet në Rrugën e Kombit autobusi i linjës

Dje, në Rrugën e Kombit u përfshi në flakë një autobus i linjës Durrës-Mitrovicë. Fatmirësisht, nuk pati asnjë pasagjer të lënduar.

Agjencia e udhëtimit që kishte në pronësi linjën e autobusit ka reaguar, duke sqaruar se incidenti u shkaktua prej temperaturave të larta.

“Fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera. Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm. Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta. Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara”, sqaron kompania.

Të fundit