Flash News

KRYESORE

Diplomati Nesho: “Gruevski”, makthi i Edi Ramës

Diplomati Nesho: “Gruevski”, makthi i Edi Ramës

Ish-ambasadori Agim Nesho i ftur në emisionin “360 Gradë” u shpreh se kryeministri Edi Rama insiston tek 30 qershori sepse ka frikë nga skenari maqedonas. Sipas tij, ndërkombëtaret nuk e njohin mirë situatën në vend dhe për ta, prioritet kryesor ka qenë stabilokracia.

“Opozita duke vepruar inekstremis. Proceset e korrupsionit, proceset e lidhjes së krimit të organizuar me politikën, korrupsionin në unazën e re që për popullin shqiptar janë evidente. Për të huajt ka qenë më e vështirë për ta kuptuar atë gjë, dhe veprimin e opozitës sepse ata duke respektuar stabilitetin respektojnë edhe normat kryesore të demokracisë. Pra për një demokraci europiane, parlamentare edhe më gjerë dalja nga Parlamenti është një gjë që nuk e pranojnë dot, sepse shohin që aty ku bëhet debati kryesor. Këtu nuk ka përfaqsim. Këtu cdo gjë është një teatër i madh. Rama insiston për datën 30 sepse ka frikë nga skenari maqedonas”, përfundoi Nesho.

 

Të fundit