Flash News

Ditari i Maxhorancës

Largimi i shqiptarëve me gomone, Sandër Lleshaj: Ikin për shkak të klimës, nuk është e përshtatshme

Largimi i shqiptarëve me gomone, Sandër Lleshaj: Ikin për shkak

Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka renditur një sërë faktorësh që shtyjnë shqiptarët të largohen nga vendi, teksa ka komentuar edhe kalimet me gomone drejt Anglisë.

I ftuar në emisionin “FrontLine” në News24, Lleshaj thotë se shqiptarët po largohen sepse në vendin tonë është “prishur klima”, duke shtuar se keqqeverisja ka bërë që të akumulohet një klimë e vështirë dhe se nuk janë bërë reforma esenciale pas 90′.

“Shqiptarët ikin për shumë arsye. S’mund te këtë vetëm një përgjigje të vetme. Ikin për arsye sociale, arsye ekonomike, ikin dhe pa e ditur përse ikin. Ikin për arsye të klimës, sepse fatkeqësia numër 1 e këtij vendi nuk është mungesa e resurseve po është klima e papërshtatshme.

Është prishur Klima. Këta ikin nga keqqeverisja e socialisteve, demokratëve dhe të tjerëve.

Po ikin pasi është akumuluar një klimë e tillë e vështirë, e cila bëhet më e vështirë artificialisht për shkak të konfliktit të madh politik, i cili konsumon shume energji dhe prish shijen për të jetuar. Situata ekonomike patjetër… fatkeqësia e këtij vendi është që 90’ nuk pati ndrysim, edhe pas ndryshimit të regjimit Shqipëria nuk bëri asnjë reformë esenciale, nuk u bënë reforma e tokës, u zaptua”, tha ish ministri.

Të fundit