Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj", Rama flet për 'Ballkanin e Hapur'

"Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj",
foto ilustruese

Në mbledhjen me grupin parlamentar, të ri dhe të vjetër, Rama foli dhe për "Ballkanin e Hapur" dhe pranoi edhe njëherë se me qeverinë e Kosovës që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, "gjërat nuk shkojnë vaj".

Por pavarësisht kësaj, Rama tha se do të punojnë me qeverinë e Kosovës për projektet mes dy vendeve.

"Duhet një qasje dhe cilësi e re në marrëdhëniet me Kuvendin e Kosovës, duhet të jemi shumë më të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar atje për të ndarë opinione në interes të dy shteteve dhe do i ftojmë shumë më tepër ata.

Me qeverinë e Kosovës gjërat nuk shkojnë vaj dhe mosdakordësia për “Ballkanin e Hapur” ka marrë një peshë të pamerituar në këtë mes, por ne do të punojmë me përkushtim që me qeverinë e Kosovës të kemi marrëdhënie sa më vëllazërore duke u përkushtuar në ato punë dhe drejtime që na bashkojnë dhe duke trajtuar me durim mosdakordësinë për “Ballkanin e Hapur” që është zgjedhje e drejtë për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni ku sa më shumë të hapemi dhe ndërveprojmë aq më shumë do të forcohemi në funksion të perspektivës europiane. "Ballkani i Hapur” në bën më të fortë si Shqipëri dhe faktor shqiptar,”- tha Rama.

 

Të fundit