Flash News
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
Diplomatët në terren, Soreca: Rreth 70 përfaqësues nga ambasadat do vizitojnë më 25 prill qendrat e votimit
KQZ njofton se fletët e votimit për 6 qarqe janë gati, kur pritet të vijnë në Shqipëri
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Najada Çomo shfaqet krah Ramës, pranon ftesën për të qenë pjesë e listave të PS
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në programin “Shëndetësia që duam”, Najada Çomon, shefen e spitalit Infektiv, si kandidate të Partisë Socialiste në Tiranë.
Rama konfirmoi zërat se Çomo do të jetë pjesë e listave të PS, ndërsa tha se është dëshmi se qeveria ka mirënjohje për punën e atyre që janë në vijën e parë të zjarrit.
“Jam shumë mirënjohës edhe për faktin që ti je këtu. Ndoshta është momenti për ta thënë që të gjithë ta dëgjojnë. Duke pasur parasysh që në këtë udhëkryq që është kjo përballje, kjo ndeshje, kjo garë, Shqipëria duhet të flasë, duhet të ndjejë, duhet të jehojë zërin e atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte por edhe në anën tjetër të kësaj vije. Është me siguri një arsye për të reflektuar për skuadrën tonë. Është një arsye për të bërë një hap dhe për të shtrirë dorën e lutjes duke kërkuar që dikush, dhe kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne jo për t’u bërë deputetja e radhës në një grup deputetësh, as për të lënë vijën e zjarrit dhe për t’u ulur në karrigen e rehatshme por për të qenë aty, sa herë duhet që zëri i brendshëm i atyre hapësira ku lufta është sy më sy dhe kacafytëse me armikun të mos i mungojë parlamentin, njerëzve, dhe qeverisë që do duhet të dëgjojë më shumë duke vepruar në sinkron me njerëzit. Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël pasi me shumë kënaqësi mora miratimin tënd”, tha Rama.
Nga ana tjetër, shefja e infektivit në fjalën e saj foli për punën brenda spitaleve Covid.
“Ne për ata kemi qenë pjesë e familjes së tyre dhe dashuria dhe puna që ofrojnë ata njerëz që janë brenda është e jashtëzakonshme, dhe është si një familjar i tyre t’i shërbej brenda mureve të spitalit. Ne vuajmë me ta, te ne do gjeni shumë lot, lot për dhimbjen dhe vuajtjen e atyre njerëzve, jetët e humbura brenda spitaleve. Nëse ju thash se është më shumë se një vit pune, koha do e tregojë sa shumë vite pune kemi investuar ne brenda atyre dhomave. E them sepse puna aty nuk zhvillohet me orare, aty filloi me 8 mars, e deri në rastin e fundit. Në punë kemi dhe qeshur kur marrim buzëqeshje dhe mesazhe pafund nga familjarët dhe popullit që i kemi shërbyer me devotshmëri familjare”, tha Çomo.
Të fundit



Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36
Kryemadhi: Sondazhet nuk janë politikë, por gjoba
16 Prill 2021, 20:21



Banorët e Vaqarrit ankohen tek Basha: Administratori Gent Myrto po na vjedh pronat
16 Prill 2021, 19:15
Elvana Gjata po prezanton tani live albumin e saj "Çelu"
16 Prill 2021, 19:10
Rama e pranon për herë të parë: PD është rritur krahasuar me 2017-n
16 Prill 2021, 18:59

Rita bën dhe punë shtëpie, mamaja e saj: Lan enët
16 Prill 2021, 18:54
Një këngë e fuqishme, Bebe Rexha publikon klipin e saj të ri
16 Prill 2021, 18:23