Flash News
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Përfundon mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së
Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS.
Sipas raportimeve në fokus ka qenë riorganizimi i Partisë Socialiste. Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj degës së PS në Kavajë, duke gjykuar se nuk është punuar siç duhet.
Kritika të forta kryeministri pati edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Shkak për goditjen e Erion Veliaj është bërë analiza e punës në qarkun e Tiranës i cili kryesohet nga Veliaj.
Rama ka patur kritika edhe ndaj deputetes Olta Xhacka, duke thënë se nuk ka qene ekzistente në rrjetet sociale pasi u largua nga posti i ministres.
“Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook”, ka thënë Rama. Analiza ka nisur me Tiranën, më pas Berati, Shkodra, Lezha e Fieri.
Ndërkohë mbledhja e radhës është caktuar më 16 Mars, në Durrës.