Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK, ja arsyeja

Rakip Suli paraqitet sërish në SPAK, ja arsyeja

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

 “Erdha për të dorëzuar dokumentat”, tha kryebashkiaku i Kamzës për gazetarët.

Rakip Suli është nën hetim për abuzim me fondet për tërmetin. Kryebashkiaku i Kamzës u paraqit për herë të parë në SPAK më 6 nëntor për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ai deklaroi se është fat që erdhi kjo ditë, ku çdo person jep llogari para drejtësisë.

“Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet, sepse po jep shpresë tek shqiptarët.

Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person vjen të japë llogari. Më lini të vazhdoj punën time në shërbim të qytetarëve. Sa herë do të duan do të vijnë”, tha Rakip Suli më 6 nëntor.

Ndaj Rakipit Sulit dhe zyrtarëve të tjerë, SPAK po kryen hetimet për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

 

Të fundit