Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama injoron ndërkombëtarët: S’kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time; Gahler, kush është ky?

Rama injoron ndërkombëtarët: S’kam nevojë të ma
Kryeministri Edi Rama

Gjatë konferencës së sotme kryeministri Edi Rama nuk i ka pritur mire pyetjet që lidhen me ndërkombëtarët.

Sa i përket apelit të ambasadores Yuri Kim ndaj liderëve të partive që të kontrollojnë dhe të largojnë kandidatët e korruptuar ose me të shkuar kriminale nga listat, Rama tha se nuk ka nevojë që t’ia kujtojë ambasadorja punën e tij.

Kryeministrit i duket e pakuptimtë që përgjegjësia për pastërinë e kandidatëve të bier mbi kryetarët e partive, duke u shprehur me rezerva për Ligjin e Dekriminalizimit.

“Unë s’kam nevojë të ma thotë ambasadorja amerikane detyrën time, kam shumë respekt për ambasadoren është në të drejtën e vet të thotë atë që mendon por kjo përgjigje s’është për të, është për ju, mos pa nxirrni përpara ambasadoren amerikane qe thënë këtë e atë, s’ka nevojë të ma kujtojë asnjë koordinator në PE , e di shumë mirë detyrën time karshi ligjit e popullit shqiptar.

Nuk e kuptoj dot akoma, 30 vjet pasi e kem i zgjedhur një sistem të përgjegjësisë individuale para ligjit t’i kërkohet partive politike e kryetarit të mbajnë përgjegjësi pse njëri apo tjetri del se ka gënjyer, se kuptoj ca duhet të bëj unë e një parti politike në Shqipëri, si të penetrojë nëpër zgafellat e dokumenteve që bota i ka të mbyllura, se s’ka në Evropë një ligj si ky? Ne kemi bërë një ligj që e shkel këtë të drejtë me vetëdije e konsensus të partive politike”, tha Rama.

Ky i fundit ironizoi dhe ‘sulmoi’ edhe Koordinatorin për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i cili tha se qeveria ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe nuk ka përmbushur nga kushtet për hapjen e negociatave.

Kryeministri nuk pranoi të komentonte deklaratën e Gahler, ndërsa tha se nuk e njeh dhe se nuk meriton vëmëndjen e medias. Ai shtoi se Gahler nuk është i njohur në vendin e tij, duke theksuar se nuk do të heshtë përballë akuzave.



 

 

Të fundit