Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali propozon emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat e Bashkim Finos dhe Gerti Bogdanit

Spiropali propozon emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat e

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, propozoi sot në mbledhjen e sotme të  Konferencës së Kryetarëve, emërtimin e dy sallave të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino, është ndarë nga jeta në mars të vitit 2021, ndërsa Gerti Bogdani vdiq më 18 shtator të këtij viti.

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të mbledhjeve në mjediset e ndërtesës së sallës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.

Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish-ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.

Ndërsa Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re.

Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit.”, u shpreh Spiropali.

Të fundit