Flash News

Ditari i Opozitës

100 mijë teste të shpejta, ish-ministri: Vendet e rajonit realizojnë 2,5 milion në një ditë, të merren këto masa

100 mijë teste të shpejta, ish-ministri: Vendet e rajonit
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar pas lajmit se të hënën do të nisin testet e shpejta për identifikimin e Covid-19 dhe se janë siguruar 100 mijë teste të tilla. Ai thotë se ky është një veprim i vonuar pavarëisht se qeveria "u mbur", shton ai.

Shehu thotë se sasia e siguruar është e pamjaftueshme, ndërsa shton se vendet e rajonit ai Sllovakia realizoi 2,5 milion të tilla në një ditë.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të paraqiste sot programin e vaksinimit të popullsisë me afate kohore, numra, infrastrukturë operative, grupe përfituese sociale, profesionale dhe masive.

Ai shton se duhet liberalizimi i te gjitha testeve imunologjike si dhe realizimi falas i minimalisht 7500 testeve PCR në ditë.

Të fundit