Flash News
Masakra në Hait: Rreth 200 të vdekur nga dhuna brutale
Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të d*ogës
Kjo është pasuria që mund të ketë marrë në Moskë familja e Bashar al-Assad
Reshjet e borës krijojnë probleme qarkullimi në disa akse rrugore në Shkodër
Misteri për vrasjen Alba Cenkos, fqinjët: Kanë gisht si familje, edhe e ëma e Kastriotit
Apeli cakton datën kur do të zhvillohet seanca për Ilir Metën
Seanca e Apelit në Gjykatën e Posaçme për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është caktuar për datën 19 dhjetor, ora 10:00.
Meta ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të.
Rreth tre javë më parë, GJKKO rikonfirmoi masën “arrest me burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin.
Po ashtu, gjykata vendosi të vazhdojë masën “detyrim paraqitje” për Ema Çokun dhe të ndryshojë masën për Pirro Xhixhon nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje.”
Arrestimi i Ilir Metës është kryer në kuadër të akuzave për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 23.10.2024, vendosi: 1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal”, thuhej në vendimin e dhënë nga GJKKO, lidhur me caktimin e masës së sigurisë.