Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi: Kryesia e Kuvendit po trajtohet si vila e Lindita Nikollës

Bardhi: Kryesia e Kuvendit po trajtohet si vila e Lindita Nikollës

Deputetët demokratë nuk u lejuan sot të futen në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha për mediat se Kryesia po trajtohet nga regjimi si vila e Lindita Nikollës. Demokrati u shpreh se aq gardistë sa kishte rreshtuar Rama sot para opozitarëve, nuk iu vendosen as banditëve.

Bardhi deklaroi se deputetët e opozitës duan të ushtrojnë detyrën e tyre si deputet, teksa shtoi se kallëzimit ndaj Nikollës do t’i bashkangjitet edhe “shpërdorimi i detyrës”.

“Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet e ka arritur sot duke shfaqur në sytë e publikut fytyrën e regjimit të Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit. Nuk aksesojnë zyrtar e tyre në Kryesi, duke e trajtuar si vilën e Lindita Nikollës.

Sot kemi arritur që t’i tregojmë shqiptarëve se çfarë është në gjendje Rama të bëjë. Aq punonjës garde nuk i çohen bandave përballë, por i kanë vënë përballë deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit. Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, se si ajo ka zyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe unë dhe deputetët kam zyrë. Ne duam të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Sot kishim mbledhje grupi në orën 10:15, dhe kjo është shpërdorim detyre që do i bashkëngjitet kallëzimit për Nikollën”, tha ai.

 

Të fundit